Kurti: Dialogu me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë më transparent

Aktuale

Kurti: Dialogu me Serbinë asnjëherë nuk ka qenë më transparent

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Kryeministri Albin Kurti vlerëson se procesi I dialogut Kosovë-Serbi asnjëherë nuk ka qenë më transparent, sa i përket institucioneve të Kosovës.

“Jemi treguar transparent ndaj qytetarëve dhe publikut. Kemi treguar gatishmëri ndaj partive opozitare dhe kemi treguar kujdes që të mos dëmtohet procesi dhe as interesat tona”, është shprehur Kurti, njofton KlanKosova.tv.

“Pas çdo takimi publiku është njoftuar për qëndrimet dhe propozimet tona”.

Derisa në pyetjen e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, për Asociacionin e Komunave Serbe, kreu i ekzekutivit është shprehur sikur ditë më parë: “S’kam qëndrim të ri. Jemi përgjigjur panumër herë. Nuk kam përgjigje të re. Asociacioni nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese, është shpallur antikushtetues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat