Kush mund të pajiset menjëherë me pasaporta? Tregon ministri Sveçla

Aktuale

Kush mund të pajiset menjëherë me pasaporta? Tregon ministri Sveçla

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Në mungesë të materialit, Ministria e Punëve të Brendshme është duke prodhuar pasaporta me sasi të limituar. Për rastet kur pasaportat mund të lëshohen menjëherë, ka dhënë detaje Ministri Xhelal Sveçla.

Pas pyetjes së deputetit të PDK’së, Elmi Reçica, Sveçla ka thënë se pasaportat po lëshohen për raste të sëmundjeve, bashkimit familjar, rastet e aktiviteteve sportive dhe diplomaci.

“Nga informacionet që kam dhe duke pasur parasysh ankesat e mërgimtarëve dhe qytetarëve që jetojnë, Ministria është duke prodhuar sasi të limituar të pasaportave. Çfarë ka bërë Agjencia e Regjistrimit Civil, është që duke pasur parasysh numrin e limituar të dokumenteve që i kemi në dispozicion, kanë priorituar lëshimin e dokumenteve për kategori me urgjencë, që do të tjhotë rastet e sëmundjeve, rastet e bashkimeve familjare, rastet e akttiviteteve sportive, diplomacia e këto kategori kanë prioritet, kurse për qytetarët e tjerë më vjen keq, por duhet t’ju përshtatemi rrethanave në të cilat po jetojmë dhe unë jam duke punuar jashtëzakonisht shumë edhe me kompaninë qe ajo sa më parë të sigurojë, të furnizojë vetveten me landën e parë dhe pastaj me dokumentacionin e nevojshëm për ta sjellë në Kosovë”, ka thënë Sveçla.

Ministri ka thënë se mund edhe ta bëjë publike listën e personave që janë pajisur me pasaporta dhe arsyet. 

“Ka një listë të profesioneve dhe arsyeve prioritare për t’u furnizuar me pasaporta dhe është duke e menaxhuar Agjencia për Regjistrimin Civil. Nuk kam kurrfarë telashe me ba publike kushdo që merr pasaportë dhe arsyen pse. Ekziton një numër i limituar që marrin pasaportë për të udhëtuar, këto janë urgjencat , Ekziston kontrata e cila është ende valide dhe me kohë janë bërë porositë”, ka deklaruar Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat