Lumir Abdixhiku në Pentagon kërkon ndihmë për anëtarësim në NATO dhe bazë të përhershme amerikane në Kosovë

Aktuale

Lumir Abdixhiku në Pentagon kërkon ndihmë për anëtarësim në NATO dhe bazë të përhershme amerikane në Kosovë

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 12:14
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij zyrtare në ShBA, është pritur në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. Në Pentagon, Abdixhiku është takuar me Drejtorin Kryesor të Departamentit të Mbrojtjes për Evropën dhe Politikat e NATO-s, Andreë L. Winternitz.

Sipas komunikatës së LDK’së, ai ka kërkuar mbështetje të mëtutjeshme të ShBA-ve për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO, si dhe shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë të përhershme amerikane në Kosovë.

“Në këtë takim, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Departamentit të Mbrojtjes për kontributin e dhënë për Kosovën në të gjitha etapat historike. Në veçanti, kryetari Abdixhiku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Departamenti Amerikan i Mbrojtjes jep ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kapaciteteve ushtarake të Republikës së Kosovës.

Në Pentagon, kryetari Abdixhiku kërkoi mbështetje të mëtutjeshme të ShBA-ve për realizimin e aspiratës historike të popullit të Kosovës për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO. Në këtë takim u shtruan dhe kërkesat e pikëpamjet e LDK-së për ‘Kartën për Partneritet Strategjik mes ShBA-ve dhe Kosovës sikurse shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë të përhershme amerikane në Kosovë”, thuhet në komunukatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat