Prokurori Arian Gashi u votua për anëtar të Këshillit Prokurorial

Aktuale

Prokurori Arian Gashi u votua për anëtar të Këshillit Prokurorial

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 12:17
Prokurori Arian Gashi

Prokurori Arian Gashi, sot u votua për anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Në bazë të kompetencave ligjore, nga të gjithë prokuroret e kësaj prokurorie që kishin të drejtë të kandidohen për anëtarë të KPK-së, këtë të drejtë, siç informoi KPK, e shfrytëzuan prokurori Agron Bajrami dhe prokurori Arian Gashi.

“Në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë shtatë prokurorë, aq sa ka gjithsej kjo prokurori, ndërsa pas procesit të votimit dhe numërimit të votave, me 4 vota për, për pozitën e anëtarit të KPK-së nga radhët e Prokurorisë së Apelit është votuar prokurori Arian Gashi, ndërsa për prokurorin Agron Bajrami kanë qenë tri vota.”, u bë e ditur në komunikatë.

Procesi zgjedhor në Prokurorinë e Apelit u zhvilluar duke u mbështetur në afatet ligjore, ngase anëtares së KPK-së nga kjo prokurori, prokurores Bedrije Syla-Alshiqi, do t’i përfundoi mandati në fund të këtij viti. Ky proces u monitorua nga organizatat e shoqërisë civile, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Betimi për Drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat