Hykemete Bajrami: Projekt-Buxheti i Qeverisë Kurti më jotransparenti në histori, 271 milionë pa plan

Aktuale

Hykemete Bajrami: Projekt-Buxheti i Qeverisë Kurti më jotransparenti në histori, 271 milionë pa plan

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 13:33
Hykemete Bajrami

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, ka komentuar projekt buxhetin e Kosovës, të cilën e ka cilësuar si jotransparent.

Madje, ajo tha se për nga mungesa e transparencës, ky projekt buxhet i hartuar nga Qeveria Kurti II është më i madhi në histori të Kuvendit të Kosovës.

“Ajo çka na bie në sy është që ky është buxheti ma jotransparent ndonjëherë që ka ardhë në historinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dhe këtë e them duke pasur parasysh faktin që plot 271 milionë euro janë të ndara në Ministrinë e Financave dhe Transfereve si kontigjenca dhe fonde për ringjallje ekonomike”, tha fillimisht zonja Hykmete Bajrami nga LDK.

Deputetja e LDK-së e shpjegoi tutje këtë temë.

“D.m.th. plot 271 milionë euro fonde pa projekte, pa plan vetëm që janë aty në rast se dështojnë ministritë e linjes, atëherë ministri i Financave brenda dy minutave mund të marrë vendim për të shpërndarë qindra miliona euro taksa të qytetarëve pothuajse pa fare kritere”, shpjegoi zonja Bajrami.

Ajo ka kërkuar që paratë e paalokuara t’u ndahen komunave të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat