​Vasfije Krasniqi kthehet në parlament si vizitore, deputetët nderojnë atë

Aktuale

​Vasfije Krasniqi kthehet në parlament si vizitore, deputetët nderojnë atë

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 13:33
Vasfije Krasniqi

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, sot ka qëndruar në seancën e parlamentare si vizitore pasi e la mandatin për çështje shëndetësore, raporton KosovaPress.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje, derisa deputetët u ngritën në këmbë për ta nderuar atë.

Vasfije Krasniqi ishte zëvendësuar me deputetin, Nasuf Bejta.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po shqyrtojnë në lexim të parë projektligjin për buxhetin 2023. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat