Mediat në Serbe raportojnë se Lista Serbe u betua në Kuvend që do ta mbrojnë sovranitetin territorial të Kosovës

Aktuale

Mediat në Serbe raportojnë se Lista Serbe u betua në Kuvend që do ta mbrojnë sovranitetin territorial të Kosovës

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 13:57
Kuvendi i Kosoves

Mediat në Serbi kanë shkruar për rikthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Nëntë deputetë të Listës Serbe morën vendet e kolegëve të tyre në parti të cilit ishin larguar si shenjë kundërshtimi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Në një deklaratë, Lista Serbie pretendon se “Kurti kishte plan ta ndryshonte Kushtetutën”, rrjedhimisht thonë se “nuk duan t’i lejnë jetërat e tyre në duart e Albin Kurtit dhe Rada Trajkoviqit”.

Por ajo që iu ka rënë në sy mediave serbe është fakti që deputetët serbë u betuan se do ta mbrojnë sovranitetin territorial të Kosovës.

Mediumi serb ka raportuar mbi rikthimin e deputetëve serbë.

Pasi u betuan deputetët serbë u larguan nga seanca e Kuvendit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat