“Jemi në Kuvend, jo në landën e historisë, nuk t’paskan njoftu për temën sot”, deputeti i LDK-së përplaset me Ministrin Murati

Aktuale

“Jemi në Kuvend, jo në landën e historisë, nuk t’paskan njoftu për temën sot”, deputeti i LDK-së përplaset me Ministrin Murati

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 14:02
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa dhe ministri i Financave, Hekuran Murati

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i është kundërpërgjigjur Ministrit të Financave Hekuran Murati, duke i thënë se ky i fundit foli për të kaluarën, ndërsa në Kuvendin e Kosovës po flitet për të ardhmen.

“Ministër po ta rikujtoj që sot e kemi projektligjin për të ardhmen, se ndoshta nuk të kanë njoftuar për temën e sotme”, ishte deklarata e deputetit të PDK-së, drejtuar Ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Deputeti i LDK-së gjithashtu i tha Ministrit Murati se ai nëse kthehet shumë pas në kohë në histori, mund të gjejë gabime edhe në Ismail Qemailin dhe Skënderbeun, ndërsa i rikujtoi sërish se “nuk jemi në lëndë historisë, por në Kuvend”.

“Ministër po ta rikujtojë që sot e kemi Projektligjin për të ardhmen, noshta nuk t’kanë njoftu për temën e sotme. Te sugjeroj kthehu në histori, noshta ja gjenë ndonjë gabim edhe Ismail Qemalit e Skënderbeut. S’jemi në land të historisë por në Kuvend. Me ligjin e çimeve tavan shkatërrohet çdo market në Kosovë, po doni me shndërru atë sektor në oligarkë”, tha Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat