Haxhiu: Mos e votoni këtë buxhet se veç ia zgjatni jetën këtyre Nastradinave

Aktuale

Haxhiu: Mos e votoni këtë buxhet se veç ia zgjatni jetën këtyre Nastradinave

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 16:04
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, u ka kërkuar deputetëve që të mos e votojnë buxhetin e ndarë për vitin 2023.

“Nuk udhëhiqet vendi me rrenat e Nastradinit, rune dinjitetin e deputetit, mos e votoni këtë buxhet që e shpërngul Kosovën jashtë, mos e votoni këtë buxhet që nuk premton zhvillim ekonomik, këtë buxhet që nuk i rrit pagat për mjekët, policët e të tjerët, se vetëm keni me ia zgjatë jetën këtyre Nastradinave”, ka thënë Haxhiu në seancën e sotme të kuvendit.

Sipas Haxhiut, për herë të parë ndodh që buxheti i Kosovës të arrijë në 3.2 miliardë dhe varfëria të jetë në shkallën më të lartë që nga paslufta.

“Sot kemi ardhur në një situatë kur edhe opozita e kërkon një rritje të pagave, edhe FMN-ja e kërkon dhe vetëm qeveria nuk vepron”, ka shtuar ai.

Ai tha se popullsia e Kosovës po zvogëlohet për shkak të dëshpërimit dhe mosmbështetjes së qeverisë.

“Kur bota shënoi 8 miliardë banorë, kur bota po shtohet, Kosova po zvogëlohet për shkak të dëshpërimit dhe mosmbështetjes së qeverisë dhe për shkak të korrupsionit e nepotizmit që vazhdon të lulëzojë në këtë qeveri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat