Klinaku: S`duhet të miratohet buxheti, nuk i rritë të hyrat e kategorive të luftës së UÇK-së

Aktuale

Klinaku: S`duhet të miratohet buxheti, nuk i rritë të hyrat e kategorive të luftës së UÇK-së

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 17:13
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës se kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, iu ka bërë thirrje publike deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë Projekt-buxhetin për vitin 2023.

Ai ka thënë se nuk duhet të votohet një buxhet, të cilin qeveria po mbanë për vete.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk duhet të miratohet buxheti i cili nuk parasheh rritje të të hyrave për kategoritë të luftës së UÇK-së.

“Qeveria e Kosovës lavdërohet për rritje të të hyrave buxhetore, sidomos për kategoritë e pensionistëve dhe rasteve sociale, e pensionet nuk i ka rritur por vetëm ju ka dhënë lëmoshë prej 100€ njëherë apo dy herë në vit, dhe nuk e thotë se ka mijëra raste sociale më shumë. Nuk duhet të miratohet Buxheti të cilin kjo qeveri po e mbanë për vete e për ta drejtuar vetëm kur i duhet që të jap lëmoshë, si dhe nuk duhet të miratohet buxheti i cili nuk parasheh rritje të të hyrave të kategorive në nevojë dhe kategorive të luftës së UÇK-së”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat