​Krasniqi në SHBA: Ndihma e miqve amerikanë është më e nevojshme se kurrë më parë.

Aktuale

​Krasniqi në SHBA: Ndihma e miqve amerikanë është më e nevojshme se kurrë më parë.

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 18:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë vizitës në ShBA, ka takuar Kongresmenin e Michiganit John Moolenaar, atë të Marylandit Dutch Ruppersberger, të Virginias Ben Cline.

Krasniqi ka thënë se kongresmenët e përfaqësuesit tjerë i ka njoftuar me situatën aktuale politike në Kosovë.

“Jashtëzakonisht i nderuar që për nder të vizitës time në Washington DC, u prita në një darkë pune shumë produktive me kongresmenë, ish-kongresmenë, ish-ambasadorë, gjeneralë të pensionuar dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të rëndësishme në SHBA. Kongresmenin e Michiganit John Moolenaar, atë të Marylandit Dutch Ruppersberger, të Virginias Ben Cline dhe pjesëmarrësit e tjerë – i njoftova me situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë. Nga miqtë e mirë të Kosovës, të cilët ndjekin me vëmendje zhvillimet në Kosovë, kërkova që të vazhdojnë kontributin e tyre të rëndësishëm për vendin tonë, posaçërisht në këtë periudhë të sfidave të shumta. Ndihma e miqve amerikanë për garantimin e sigurisë dhe proceseve integruese të Kosovës është më e nevojshme se kurrë më parë. Në emër të qytetarëve të Kosovës, së bashku me ish-ambasadorin Ahmet Shala, të gjithë të pranishmit i falënderuam për mbështetjen e tyre historike dhe të vazhdueshme për vendin dhe popullin tonë. Për Kosovën dhe PDK-në, miqësia dhe aleanca me SHBA-të është e shenjtë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat