​Mehaj e Viehe bisedojnë për sigurinë në rajon

Aktuale

​Mehaj e Viehe bisedojnë për sigurinë në rajon

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 18:41
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim shefen e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, të cilën e njoftoi me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, si dhe planet për të ardhmen.

Ai e njoftoi për bashkëpunimin e ngushtë me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, duke i shprehur mirënjohjen e lartë për mbështetjen e deritashme për të gjitha proceset zhvillimore në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Mehaj në këtë takim e njoftoi mysafiren edhe me miratimin e plotësim/ndryshimit të tri ligjeve themelore, si dhe për angazhimet shtetërore integruese të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe, si rrugë drejtë procesit për anëtarësim në NATO.

“Para nisjes në udhëtimin zyrtar në Kanada, sot prita në takim Shefen e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, znj. Ariella Viehe. Me këtë rast, znj. Viehe e njoftova me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, si dhe planet për të ardhmen. Gjithashtu, znj. Viehe e njoftova edhe me bashkëpunimin e ngushtë me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) si dhe shpreha mirënjohjen e lartë për mbështetjen e deritashme për të gjitha proceset zhvillimore në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK. Në vazhdim, me Znj. Viehe diskutuam për mjedisin aktual të sigurisë në rajon, si dhe sfidat dhe kërcënimet që e cenojnë atë. Gjithashtu, diskutuam edhe për zhvillimet gjeopolitike me theks të veçantë për krizën e Ukrainës. Përveç bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, e potencova edhe rolin shumë të rëndësishëm të NATO-s me operacionin KFOR në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. Për angazhimet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve tjera të vendit, znj. Viehe e njoftova edhe me miratimin e plotësimit dhe ndryshimit të tri ligjeve themelore, si dhe për angazhimet shtetërore integruese të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe, si rrugë drejtë procesit për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat