Bislimi thotë se për targat ende po negociohet: BE-së i kemi dërguar 20 modalitete

Aktuale

Bislimi thotë se për targat ende po negociohet: BE-së i kemi dërguar 20 modalitete

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 18:46
Besnik Bislimi

Shefi i ekipit negociator të Kosovës në dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë ka treguar se kanë dërguar 20 propozime tek emisari sllovak Miroslav Lajçak për atë se si Qeveria e Kosovës e sheh zgjidhjen për targat nga data 21 nëntor dhe periudhën e ardhshme.

Në prononcimin e tij në tëvë1, Bislimi ka thënë se cilindo prej atyre propozimeve e përkrahin, dhe do ta bëjnë publike se për cilin propozim do të ketë pajtueshmëri.

”Ne jemi ende në kontakt me Lajçakun, sot i kemi dërguar edhe me shkrim atë mënyrën se si ne e shohim zhvillimin që nga java e ardhshme e deri në muajt në vijim. Dhe atë moment që ne kemi dakordim e bëjmë publike. Modaliteti janë 20 sosh, në 20 mund të jetë secili, por për të cilin ne kemi diskutuar, edhe të cilin jemi duke e suportuar është diçka tjetër”, ka thënë Bislimi.

Ai potencoi se Bashkimi Evropian është i interesuar që të mos ketë tensione në terren.

Sipas masave të marra nga Qeveria e Kosovës, të hënën fillon gjobitja për targat ilegale.

Qeverisë Kurti i është kërkuar edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja që të shtyjë vendimin për targat si dhe të nisë themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat