Hoti për 20 modalitetet për targat: Rrugë të mesme nuk ka, përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit

Aktuale

Hoti për 20 modalitetet për targat: Rrugë të mesme nuk ka, përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 18:55
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për deklarimin e Qeverisë se kanë dërguar në Bruksel 20 modalitete se si mund të veprohet për targat.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook pyeti se si mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit.

Sipas tij, ose e zbaton ligjin ose e dëgjon kërkesën e ShBA’së dhe e shtynë zbatimin e vendimit për targat duke punuar kështu për marrëveshjen finale.

Ai thotë se rrugë të mesme nuk ka.

“TARGAT: Tani deklarojnë nga qeveria se kanë dërguar në Bruksel 20 modalitete se si mund te veprohet. Po si mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit?!

Ose e zbaton ligjin, ose e ndegjon kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale sipas këshillave të miqve. Rrugë të mesme nuk ka. Përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat