Bislimi: Sot i kemi dërguar Lajçakut shkresë se si e shohim zgjidhjen për targat

Aktuale

Bislimi: Sot i kemi dërguar Lajçakut shkresë se si e shohim zgjidhjen për targat

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 19:05
Besnik Bislimi

Kosova i ka dërguar sot një shkresë emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në të cilën theksohen modalitetet për atë se çfarë mund të bëhet pa kontestuar ligjshmërinë e vendimit për targat.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi.

Bislimi tha se në momentin që ka dakordim do ta bëjnë publike.

 “Tash këto pastaj zbardhen në fund kur të ketë dakordim. Ne jemi ende ne kontakt me z. Lajçak. Ne i kemi derguar edhe me shkrim mënyrën se si ne e shohim zhvillimin që nga java e ardhshme e deri ne muajt në vijim. Në atë moment qe ne kemi dakordim ne e bëjmë publike”, tha ai.

Më tej ai tha se strategjikisht do ishte gabim i madh nëse flasin për elemente të një procesi ende pa përfunduar ai. “Është amatorizëm nëse ne dalim themi jemi duke kërkuar këtë, po BE po ofron këtë apo diçka tjetër”, tha ai.

Ndërsa se a është shtyrja e afatit ose zgjatja e afatit të qortimeve njëra prej modaliteteve, ai tha “Tash modalitetet janë 20 sosh po tani për cilat kemi biseduar ne…”.

I pyetur se a janë këto dyja njëra prej atyre, Bislimi tha “Tani në 20 mund të jetë secili, por po them për të cilin kemi diskutu ne dhe cilin ne jemi duke suportu është diçka tjetër”.

Sipas masave të marra nga Qeveria e Kosovës, të hënën fillon gjobitja për targat ilegale.

Qeverisë Kurti i është kërkuar edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja që të shtyjë vendimin për targat si dhe të nisë themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat