Seferi për serbët: Nuk ka pasur guxim që të shkohet deri në fund me mënyrën e bojkotimit

Aktuale

Seferi për serbët: Nuk ka pasur guxim që të shkohet deri në fund me mënyrën e bojkotimit

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 19:29
Idro Seferi

Nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe janë betuar sot në Kuvendin e Kosovës, pasi 10 deputetët e mëparshëm dhanë dorëheqje për shkak të vendimit të qeverisë për targat.

Lidhur me këtë, gazetari në Beograd, Idro Seferi, deklaroi se vlerësimet janë që Serbia, Vuçiqi por edhe Lista Serbe kanë humbur paksa në pozicionin e negociatave me Kosovën dhe se kjo do të ketë qenë arsyeja.

Siç deklaroi në emisionin Info Magazine, në Beograd po vlerësohet që Vuçiqi pas takimit me përfaqësuesit e vendeve të Quintit ka vendosur që serbet e kthyer në parlament t’i lejojë të kthehen në institucionet e Kosovës.

“Vlerësohet se politika e Vuçiqit rreth bojkotit s’ka pasur ndonjë efekt të madh dhe se e ka kuptuar këtë gjë pas reagimeve ndërkombëtare që megjithatë do të duhej te kthehej një pjese dhe që është një tentim për të ndaluar njëfarë forme edhe zgjedhjet lokale që do të duhej të mbaheshin në dhjetor në veri, dhe kjo mendohet që është arsyeja e kthimit të tyre në institucione, për shkak se aty do të humbte shumë Lista Serbe dhe pozita e Serbisë”.

“Shumica e shkrimeve dhe analizave thonë se nuk ka pasur guxim ose terren që të shkohet deri në fund me mënyrën e bojkotimit pasi nëse do të ndodhte që të mos ketë një marrëveshje, atëherë nuk ka zgjidhje tjetër dhe se Serbia nuk ka një plan B se si të veprojë me situatën e krijuar në Veri”, deklaroi Seferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat