Bislimi thotë se s’ka pasur asnjë plan për takim trepalësh në Bruksel

Aktuale

Bislimi thotë se s’ka pasur asnjë plan për takim trepalësh në Bruksel

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 19:39
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka folur për takimin që pati të mërkurën me emisarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Bislimi tha se në Bruksel nuk ka pasur asnjë plan për takim trepalësh, pasi ka qenë vetëm dakordim mes tij dhe Lajçakut.

Sipas tij, Petkoviqi nuk ka qenë i ftuar që të shkojë në Bruksel.

“Jo nuk ka pasur kurrfarë planifikimi për takim trepalësh, ka qenë vetëm dakordim mes meje dhe Lajçakut që të ulim dhe të diskutojmë për ecjen për para në dialog. Po ashtu është dakorduar që në rast se ne dhe Brukseli arrijmë deri te një përafrim i qëndrimeve pastaj do të udhëtojë Lajçaku në Serbi, pasi që provojë që atje të arrijë një dakordim të ngjashëm. Por Petkoviqi as nuk ka qenë i ftuar që të vijë në Bruksel”, shtoi ai.

Ai thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me Lajçakun, teksa tha se nuk përjashtohet mundësia edhe për takim fizik.

“Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me Lajçakun por nuk ka nevojë të takohemi fizikisht por kjo nuk përjashtohet si mundësi”, deklaroi Bislimi.

Të mërkurën, Bislimi është takuar me Lajçakun në Bruksel për të diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi. Nga ky takim nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje sa i përket çështjes së targave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat