Kryetari Abdixhiku pritet nga Senatorja Republikane Joni Ernst

Aktuale

Kryetari Abdixhiku pritet nga Senatorja Republikane Joni Ernst

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 19:59
Joni Ernst

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në ShBA, sot është mirëpritur nga Senatorja Republikane Joni Ernst.

 Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, shprehu mirënjohjen e veçantë ndaj Senatit për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës. Kryetari Abdixhiku vazhdoi ta shtroi kërkesën për ngritjen e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës e SHBA-ve nëpërmjet nënshkrimit të ‘Kartës për Partneritet Strategjik’, shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë permanente amerikane në Kosovë, si dhe ndihmesën e mëtutjeshme të SHBA-ve për ankorimin e Kosovës si vend anëtar dhe i barabartë mes shteteve të NATO-s.

Vlen të theksohet se, Senatorja Ernst ka shërbyer në ushtrinë amerikane për mbi 23 vite, me ç'rast promovon në vazhdimësi nevojat e mbrojtjes kombëtare brenda dhe jashtë SHBA-ve.

Ndërkaq në këtë promovim e angazhim të saj, edhe Kosova ka zënë gjithherë vend të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat