Bajrami thotë se Qeveria për arsye politike i ndau më shumë buxhet Shtimes sesa Lipjanit

Aktuale

Bajrami thotë se Qeveria për arsye politike i ndau më shumë buxhet Shtimes sesa Lipjanit

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 20:09
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë për ndarjet e buxhetit për vitin 2023 për Komunat e Kosovës.

Bajrami tha se për Komunën e Shtimes që qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje janë ndarë 7.5 milionë euro, ndërsa për Lipjanin që qeveriset nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë ndarë vetëm 1.8 milionë euro për investime kapitale.

“Janë 7.5 milionë euro të ndara për Komunën e Shtimes dhe po e potencoj edhe njëherë edhe pse nuk udhëheqim në Shtime, neve na vjen mirë që në atje do të ketë investime. Por në Komunën e Lipjanit e cila është një komunë më e madhe sesa Shtimja edhe për nga territori edhe nga numri i banorëve ka vetëm 1.8 milionë euro investime kapitale”, ka deklaruar ajo.

Bajrami thotë se kjo ndaje është bërë në bazë të përfaqësimeve politike. “Jo që dyshojmë, kjo është e vërtetuar me analizat që i kemi bërë”, shtoi ajo.

Sot, Kuvendi me 64 vota pro ka miratuar në parim Projektligji për ndarjet buxhetore për vitin 2023, i cili arrin vlerën 3.2 miliardë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat