Adnan Rrustemi ia kthen Avdullah Hotit: Po fyen rëndë SHBA-në

Aktuale

Adnan Rrustemi ia kthen Avdullah Hotit: Po fyen rëndë SHBA-në

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 20:50
Adnan Rrustemi

Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës rreth targave.

“Ose e zbato ligjin, ose e dëgjo kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale sipas këshillave të miqve. Rrugë të mesme nuk ka. Përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

E i menjëhershën ishte edhe reagimi i kundërshtarit të tij politik, deputetit, Adnan Rrustemi nga LVV.

Rrustemi përmes një statusi në Facebook ka thënë se Hoti po e fyen rëndë vet SHBA-të, duke i pozicionuar ata si kundër sundimit të ligjit.

Ai shprehet se kjo logjikë e tij është e dëmshme përveçse e gabueshme.

Reagimi i plotë:

Kur Avdullah Hoti thotë: "Ose zbatim të ligjit ose opsionin amerikan", nuk po lë hapësirë për opsion të mesëm – edhe ligjor edhe me Amerikën. Ky po konstaton që ose duhet të jesh me ligjin ose me Amerikën. Kësisoj ai po fyen rëndë vet SHBA-të, duke i pozicionuar ata si kundër sundimit të ligjit. Madje as si opsion të mesit nuk i sheh, por si të kundërtën e zbatimit të ligjit, dmth të shkeljes së ligjit. Ndonëse duhen shumë sqarime për të treguar thellë thellë që këta janë anti-amerikanë në kuptimin e plotë të fjalës, me një shembull të tillë e kuptojmë qartë, pa sqarime shtesë.

Kjo logjikë e Dullës është e dëmshme përveçse e gabueshme. Asnjë aleatë i yni nuk po konteston ligjshmërinë e vendimit. Dhe këtu nuk ka opsion "Amerika" ose "ligji", siç thotë Dulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat