Sipas Pozharit, Abdixhiku “shoqërohet në SHBA me ministrin më skandaloz, ka qenë nën llupën e organeve hetuese si i akuzuar”

Aktuale

Sipas Pozharit, Abdixhiku “shoqërohet në SHBA me ministrin më skandaloz, ka qenë nën llupën e organeve hetuese si i akuzuar”

Nga: H.O. Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 21:18
Pamje nga vizita ne SHBA

Aktualisht lideri i LDK-së, Lmir Abdixhiku po qëndron në SHBA. Përmes një fotografie është bërë e ditur se atë po e shoqëron edhe Alush Gashi, ish ministri i shëndetësisë.

Këtë e ka komentuar edhe analisti politik, Xhevdet Pozhari. Ai shkruan se Abdixhiku “është marrë në shëtitje” nga Alush Gashi, ministri më skandaloz i shëndetësisë.

Pozhari shkruan se Abdixhiku prej Gashit duhet të mësoj se si të mos qeverisë, ҫkado që e këshillon, ky ta bëj të kundërtën.

Postimi i plotë:

Alush Gashi e paska nxjerr në shëtitje Lumir Abdixhikun.

Për ata që nuk e mbajnë mend, Alush Gashi ka qenë ministri më skandaloz i shëndetësisë. Shumë afera korruptive kanë zënë fill gjatë mandatit të tij si ministër. Ka qenë nën llupën e organeve hetuese herë si i akuzuar, e herë si dëshmitar.

Në fund, e patën shkarkuar si ministër sepse askush nuk mund t'i arsyetonte skandalet e tij dhe performancën e dobët.

Kuptohet, Lumiri mund të mësoj prej tij se si mos të Qeverisë. Çkado që ky e këshillon, me e bë të kundërtën. 🤣

Ka kalu koha e gazetave kur popullin mundoheshin me e mashtru me një vizitë dhe me e paraqit edhe Skender Hysenin si vlerë kombëtare.

Jemi hala disa gazetarë që kemi memorie të ngjarjeve dhe nuk bëjmë kompromis me të vërtetën. 😉

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat