Kajtazi zbulon letrën e një zyrtari policor, thotë se trajnimet me armë nuk mbahen sepse nuk ka municion

Aktuale

Kajtazi zbulon letrën e një zyrtari policor, thotë se trajnimet me armë nuk mbahen sepse nuk ka municion

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Opinionisti Vehbi Kajtazi, ka thënë se Kosova ka një polici me probleme të mëdha teknike, të kequshqyer, pa trajnime të nevojshme, me ikje të kuadrove më të mira prej saj, me të cilën thotë se shteti po provon ta mbajë kontrollin në veri.

Për këtë ai ka renditur një serë arsyesh, ku për sfida të cilat në Rubikon, Kajtazi, zbuloi edhe një letër të shkruar nga një zyrtar policor në kushte anonimiteti.

”Policia jonë qe 2 vjet nuk kanë qizme, për shkak të dështimit të tenderave, sepse ata hajnat kanë vjedhë. Policia jonë nuk ka jelek antiplumb me afat. Duhet të ketë afat të përdorimit, sepse pas një kohe ai nuk jep afat garantuesi. Automjetet e policisë tonë janë në gjendjen më të keqe, nuk iu funksionojnë as dritat”.

”Lehtë është me derdhë gjak. Por çka po synon dhe çka mundesh me mbrri me atë. Sot kam pranu një letër të një zyrtari policor në kushte anonimiteti. Kjo mi konfirmon disa informacione të mia. Policia jonë momentalisht nuk ka municion. Kushdo le të del prej MPB-së dhe le të flet, sepse kanë dështu tenderat qe sa kohë. Policisë tonë iu janë anulu stërvitjet. Policia jonë nuk i mban trajnimet e zakonshme me armë, që është gjuajtja me armë, për shkak se nuk ka municion”.

 Nuk është duke i mbajtur trajnimet me armë?

”Jo”.

”Janë rreth 7 mijë policë, kushdo mundet me komuniku me ata dhe provo a po ta thonë të kundërtën”, deklaroi Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat