Raci: Siç duket, një shtyrje e afatit për targat do të ndodhë

Aktuale

Raci: Siç duket, një shtyrje e afatit për targat do të ndodhë

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Analisti Gazmir Raci ka thënë se sipas disa burimeve, dy opsione po diskutohen për një shtyrje të afatit për targat ilegale.

“Sipas disa burimeve diplomatike nga Brukseli janë dy opsione që po diskutohen në tavolinë dhe si duket një shtyrje do të ndodhë, por problem ka qenë tek definimi i shtyrjes së afatit, çka pas shtyrjes së re? Ne e kemi shtyrë këtë marrëveshje, tash bëhen 10 vite që shtyhet zbatimi i kësaj marrëveshje”, tha Raci në Rubikon.

“Është koha që të definohet afati i fundit, e kemi shtyrë disa herë, është shtyrë edhe vitin e kaluar, edhe muajin e kaluar dhe më janë shpenzuar të gjitha shtyrjet”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat