Kongresisti McCarthy që pritet të bëhet Kryetar Kongresi është mik yni!

Aktuale

Kongresisti McCarthy që pritet të bëhet Kryetar Kongresi është mik yni!

Nga: A.SH Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 22:33
Foto nga takimi

Kongresisti Kevin McCarthy, republikan nga Kalifornia pritet ta marrë rolin e kryetarit.

Kështu bëri të ditur Faton Bislimi, i cili deklaori se ai është mik i yni dhe i kombit shqiptar.

“Është me të vërtetë e bukur të kemi miq të njëmendtë në kupolën e demokracisë botërore. Dyertë e hapura aty ku duhet arrihen me angazhim sistematik”, ka shrkuar ai.

Shkrimi në Facebook:

Me betimin e Kongresit të ri të SHBA-ve në Janar 2023, rolin e Kryetarit pritet ta marrë Kongresisti Kevin McCarthy, republikan nga Kalifornia, që deri më tani ka qenë Udhëheqës i Pakicës në Kongres. Kongresisti McCarthy është mik yni dhe i kombit shqiptar, dhe kjo falë angazhimit historik me të dyja taborret partiake në Capitol Hill të lobit tonë në SHBA, Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Pasi që veç është konfirmuar se zgjedhjet e 8 Nëntorit i dhanë Republikanëve shumicën në Dhomën e Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi sot e deklaroi të përfunduar mandatin e saj në krye të Kongresit të SHBA-ve pas një karriere të gjatë e të bujshme duke u bërë edhe gruaja e parë në pozitën e Kryetarës së Kongresit.

Puna jonë për kauzën kombëtare do vazhdojë me sukses edhe me z. McCarthy dhe Kongresin e ri të SHBA-ve. Është me të vërtetë e bukur të kemi miq të njëmendtë në kupolën e demokracisë botërore. Dyertë e hapura aty ku duhet arrihen me angazhim sistematik. Krenar me angazhimin tim me liderët në Capitol Hill tash e dy dekada!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat