Hoti tha se Qeveria është fajtore për shpenzimet e terminaleve doganore, reagon ministri Murati

Aktuale

Hoti tha se Qeveria është fajtore për shpenzimet e terminaleve doganore, reagon ministri Murati

Nga: A.SH Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 22:47
Hekuran Murati

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur pakënaqësi përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook duke lënë fajtor qeverinë për shpenzimet e terminaleve doganore.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i minsitrit të financave Hekuran Murati.

Murati thotë, dikush duhet ta pyes Hotin se, "sa çerdhe i patën ndërtu me paratë që i paskan kursy nga privatizimi terminaleve gjatë kohës sa ky me partinë e tij kanë qenë në qeverisje”.

Derisa shton, se qeveri Kurti po i bën edhe terminalet shtetërore edhe çerdhet.

Postimi në Facebook:

Le ta pyet dikush deputetin Hoti se, sa çerdhe i patën ndërtu me paratë që i paskan kursy nga privatizimi terminaleve gjatë kohës sa ky me partinë e tij kanë qenë në qeverisje.

Qeveria jonë po i bën edhe terminalet shtetërore, edhe çerdhet!

Ata para nesh, as terminale, por as çerdhe.

Madje edhe ato pak çerdhe që ishin ndërtuar nga komunat, i kanë lënë pa staf.

U desh të vinte Qeveria jonë, që të alokohej edhe stafi prej 243 personave për të funksionalizuar çerdhet që kishin mbetur të pafunksionalizuara nëpër komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat