“Isha në Shqipëri kur më ftoi Kurti”, Abazi: U befasova kur ma ofroi pozitën e zv.kryeministrit

Aktuale

“Isha në Shqipëri kur më ftoi Kurti”, Abazi: U befasova kur ma ofroi pozitën e zv.kryeministrit

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 23:08
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se ishte befasuar kur kryeministri Albin Kurti, ia kishte ofruar pozitën e zëvendëskryeministrit në qeverinë që e kishte themeluar bashkë me LDK-në.

Abazi ka thënë se ishte në Shqipëri kur ishte ftuar nga Kurti.

“Më ka ftuar, kam ardhë prej Shqipërisë, jemi taku dhe më ka tregu për konfiguracionin e qeverisë së tij, bashkë me LDK. Pas krejt konfirmimit për emrat, më është ofru pozita e zëvendëskryeministrit. As nuk e kam pritë, as nuk e kam diskutu, ka qenë befasi, shumë befasi”, ka deklaruar Abazi.

Abazi është shprehur i lumtur për qeverinë e parë VV-LDK.

Ai ka thënë se bashkëqeverisja e dy partive, ishte rezultat i një angazhimi të gjatë.

“Thellë thellë, kam besu që koalicioni VV-LDK, ka ardhë si rezultat i angazhimit me dekada, që e kam bërë edhe unë, për largimin e një skene politike, që ka qenë problematike”, ka deklaruar ai.

Abazi është një prej deputetëve të pakënaqur të VV-së. Si rezultat i papajtueshmërive me politikat qeverisë të VV-së, ai është lënë jashtë nga ndikimi në vendimmarrje brenda Kuvendit dhe Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat