Memli Krasniqi flet për takimin me Gabriel Escobar: Shtyrja 10 mujore e vendimit për targat, kërkesë e prerë amerikane

Aktuale

Memli Krasniqi flet për takimin me Gabriel Escobar: Shtyrja 10 mujore e vendimit për targat, kërkesë e prerë amerikane

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 23:30
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka dhënë detaje shtesë për takimet që po zhvillon në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Edicionin Special, Memli Krasniqi foli për takimin që pati me të dërguarin special Gabriel Escobar, ku tha se ., përcjell klankosova.tv.

”Ne diskutuam edhe në këtë takim, për nevojën që të ketë një dinamizim të procesit të dialogut”.

”Pashmangshëm diskutuam për situatën në pjesën veriore të vendit, dhe potencialin e përshkallëzimit që partnerët tanë këtu dhe ata në Bruksel, e konsiderojnë shumë real”.

”Nuk më takon mua të flas në emër të Escobar, por qëndrimet amerikane janë mjaft publike dhe të qarta, kërkesa për shtyrje 10 mujore, është bërë publike, insistimi i tyre vazhdon të jetë, që duhet të ndodhë një shtyrje e tillë, për të mundësuar dialogun që të arrihet një marrëveshje përfundimtare”.

”Ky është një qëndrim i prerë, që kërkojnë që Kosova kërkojnë ta bëjë ditëve në vijim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat