Demhasaj jep dy arsye pse Lista Serbe është kthyer në Kuvend

Aktuale

Demhasaj jep dy arsye pse Lista Serbe është kthyer në Kuvend

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 00:25
Arton Demhasaj

Analisti Arton Demhasaj ka folur për kthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe e ka arsyetuar betimin e deputetëve të rinj të saj duke thënë se “vendimi i sotëm strategjik ka penguar më drejtpërdrejt realizimin e planit të Albin Kurtit dhe serbëve të përshtatshëm për të për të ndryshuar kushtetutën dhe ligjet që garantojnë të drejtat e popullit serb në Kosovë”.

Por, Demhasaj ka thënë se nuk ka pasur asnjë indikacion të vetëm se Kushtetuta e Kosovës mundet të ndryshojë.

“Nuk ka pasur asnjë indikacion të vetëm se Kushtetuta mundet të ndryshojë për shkak se e dimë se kushtetuta për me u ndryshu nevojitet shumicë e dyfishtë, 2/3 e Kuvendit dhe njëkohësisht 2/3 e minoriteteve”, deklaroi ai.

Po ashtu, Demhasaj tregon dy arsyet pse Lista Serbe është kthyer në Kuvend.

“Arsyet mundet me qenë dy. E para, për shkak se në rast se Lista Derbe nuk do i dërgonte përfaqësuesit e tyre për t’u betuar në Kuvend siç e thotë Ligji për zgjedhje të përgjithshme, atëherë do t’i kishte ardhur radha përfaqësuesve të partive tjera serbe që kanë garuar në zgjedhjet e fundit nacionale, kështu që në njëfarë mënyre Lista Serbe kishte humbur përfaqësimin në Kuvend. Arsyeja e dytë mund të jetë sepse ka indikacione se edhe mund të arrihet një marrëveshje së shpejti që flet për dalje nga kriza nga situata momentale në veri. Këto mund të jenë dy arsyet kryesore që e kanë detyruar Listën Serbe t’i dërgojë përfaqësuesit në Kuvendin e Kosovës”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat