Hoxha: Gjuha e Muratit në Kuvend, e pahijshme dhe qesharake

Aktuale

Hoxha: Gjuha e Muratit në Kuvend, e pahijshme dhe qesharake

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 00:40
Hekuran Murati

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e ka komentuar gjuhën e folur nga ministri i Financave Hekuran Murati në Kuvend, ku iu drejtua opozitës duke thënë “Kur rreni, rreni ma me stil”.

Hoxha e ka vlerësuar gjuhën e tij të përdorur në Kuvendin e Kosovës si qesharake.

“Nuk e di a është mënyrë e komunikimit të tij të përgjithshëm apo është impulsive për nga natyra, nuk dua as ta arsyetoj e as ta gjykoj, por nga një grup parlamentar mazhoritar me aq shumë numra dhe nga një Qeveri që nuk ka pasur asnjëherë besim më të madh nga populli të ketë këso lloj gjuhe në Kuvend, për mua është qesharake.”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat