Nushi: Kurti do të tërhiqet nga vendimet e tij, nuk jep dorëheqje

Aktuale

Nushi: Kurti do të tërhiqet nga vendimet e tij, nuk jep dorëheqje

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 00:44
Nol Nushi

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka folur për çështjen e Asociacionit, ku tha se është fatkeqësi se në çfarë gjendje Kurti e ka sjell dialogun.

Nushi u shpreh i bindur se Kurti do të tërhiqet nga vendimet e tij, por dorëheqje nuk do të jap pasi sipas tij “e do pushtetin shumë”.

“Është fatkeqësi se në çfarë gjendje e ka sjell ky kryeministër dialogun. Jam shumë kurioz se qysh do të del nga kjo situatë. Jam i bindur se do të tërhiqet nga vendimet e tij, sepse dorëheqje nuk jep se e do pushtetin shumë. Çdo kompromis e ka shit si fitore edhe ne këtë rast do të bëjë kompromis për tabelat dhe do të kthehet këtu e të thotë si unë nuk lëshova pe”, ka deklaruara ai.

Sipas tij, po të ishte përfunduar çështja e veriut para 10 viteve, kështu si po e përfundon Kurti sot, Kosova do të ishte në fazat e hershme të integrimit në BE-së

“Të kishim përfundu këtë punë para 10 viteve kështu si po e kryen Kurti sot, ndoshta tash do të ishim në fazat e hershme të integrimit në BE-së. Tash nuk ka as perspektiv për ne, as viza ende nuk kemi. Ne flasim për një marrëveshje që është nënshkruar para 10 viteve dhe po e aktualizojmë sot, ky është mëkati më i madh i Kurtit karshi këtij procesi të dialogut”, ka thënë Nushi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat