Begaj: Nuk e vlerësoj shumë të mençur rritjen e buxhetit për skema sociale

Aktuale

Begaj: Nuk e vlerësoj shumë të mençur rritjen e buxhetit për skema sociale

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 00:50
Erton Begaj

Ekonomisti, Erton Begaj ka folur për buxhetin e vitit 2023 të miratuar në parim sot në Kuvend.

Begaj nuk e vlerëson shumë të mençur rritjen e buxhetit për skema sociale.

“Ajo që nuk e vlerësoj shumë të mençur është rritja e buxhetit për skema sociale e cila ka një rritje në Ministrinë e Financave prej afro 200 milionë euro buxhet e cila nuk premton zhvillim sepse ekonomia e Kosovës ka nevojë për ndryshime strukturore nga një ekonomi e cila konsumin e ka të bazuar në importe. Duhet të transformohet gradualisht në një ekonomi me të cilën do të rritej prodhimi, do të gjeneroheshin vendet e punës të qëndrueshme dhe për rrjedhojë do të rriteshin eksportet”, ka thënë ai.

Sipas tij, pavarësisht rritjes së buxhetit, Qeveria nuk do të mund të kryej më shumë punë publike sepse çmimet janë rritur.

“Situata reale ekonomike në Kosovë tregon se pavarësisht rritjes së buxhetit, Qeveria nuk do të mund të kryej më shumë punë publike sepse çmimet e kryerjes së punëve publike janë rritur”, shtoi Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat