Hoxha: Krasniqi e Abdixhiku po takojnë akterët kryesor në SHBA, Kurti bëri vizitë private

Aktuale

Hoxha: Krasniqi e Abdixhiku po takojnë akterët kryesor në SHBA, Kurti bëri vizitë private

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 00:53
Eliza Hoxha

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka deklaruar se dy krerët opozitarë, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku në kuadër të vizitës së tyre zyrtare, janë duke u takuar atje me akter kryesor të SHBA-së.

 ‘Për ne SHBA-të, që i kemi gjithmonë si aleat, historikisht akterët e PDK-së më parë dhe tani, kanë qenë të lidhur me një far besnikrie. Në një momentum kur akterët amerikan bëjnë lutje karshi qeverisë së Kosovës që t’i rimendoj pozicionet karshi vendimi për targat, mmendoj që një perspektiv e rëndësishme për ta elaboruar kur që akterët që do të duhej të ishin atje, atyre u pezullohet vizita, u mophohet viza, e përderisa dy katerët kryesore të opozitës atje janë duke u takuar atje me akterët më të lartë në SHBA”, tha Hoxha.

Ajo ka përmendur edhe vizitat e kryeministrit Kurti në SHBA, teksa i ka quajtur ato vizita dytësore apo private.

“Ështtë mesazh që duhet ta lexoj qeveria, mesazh është edhe farë raporte duhet t’i mirëmbajmë ne me SHBA-të. Kurti ka qenë në SHBA, dhe ka pasur kryesisht vizita të niveleve dytësore, private apo partiake”, tha Hoxha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat