Komisioni hetimor për energji vazhdon intervistimin e dëshmitarëve

Aktuale

Komisioni hetimor për energji vazhdon intervistimin e dëshmitarëve

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 06:27
Foto ilustrim

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot mban mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve nga bordi i ZRRE-së për periudhën 2008-2013, raporton RTKlive.

Ndryshe, kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, anëtar tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.  Nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.

Kuvendi ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat