Ministrja Rizvanolli: Zgjidhni pajisje të dekorimit për festat e fundvitit që harxhojnë pak

Aktuale

Ministrja Rizvanolli: Zgjidhni pajisje të dekorimit për festat e fundvitit që harxhojnë pak

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 14:22
Artanë Rizvanolli,

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, ka deklaruar se deri më tani nuk ka ndonjë vendim lidhur me (mos)dekorimin e shesheve për festa të fundvitit.

Në një konferencë për media, ajo tha se një gjë e tillë nuk është paraparë ende.

“Nuk ka ndonjë vendim të kohëve të fundit për mosndriçim të shesheve, ose për mosndriçim gjatë festave të fundvitit, në masat obligative të kursimit që i kemi votuar në qeveri para rreth një muaji, është i ndaluar ndriçimi dekorativ”, u shpreh ajo.

Rizvanolli tha se po planifikojnë që të vendosen kufizime në kohëzgjatje si dhe në masë në të cilën shfrytëzohen ndriçimet dekorative në fundvit.

“Sa i përket ndriçimit dekorativ për festat e fundvitit, specifikisht ne planifikojmë që të ndërmarrim masa, duke kufizuar kohëzgjatjen, por edhe masën në të cilën shfrytëzohen. Konsideroj që është tejet e rëndësishme që komunat, por edhe qytetarët të kenë vëmendje dhe të mundohen sa më shumë që është e mundur që edhe edhe kohëzgjatja, mënyra dhe pajisjet të jenë të tilla që shpenzojnë më pak dhe që ta kenë parasysh ndikimin në konsum të energjisë dhe koston që kjo e bartë me vete”, u shpreh Rizvanolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat