Kurti jep sinjale: Po negociojmë për targat, Serbia penguese e destruktive

Aktuale

Kurti jep sinjale: Po negociojmë për targat, Serbia penguese e destruktive

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 15:37
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë sinjale se mund të arrihet një pajtim për çështjen e targave.

Sipas planit të qeverisë të hënën e 21 nëntorit nis faza e dytë për qasjen ndaj targave KM e të tjera që i lëshon Serbia për qytetet e Kosovës.

Planifikohet  shqiptimi i gjobave për ngasësit veturave që mbajnë ato.

“Në njërën anë ne po e bëjmë më të mirën  që të ruajmë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë, kurse në anën tjetër për të ruajtur paqen dhe sigurinë. Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft penguese e destruktive. Në ditët në vijim ne do të shohim sa të suksesshëm ne do jemi në këto negociatat më të reja”, tha Kurti, nga Estonia, ku u prit nga homologia estoneze, Kaja Kallas.

Kryeministri, thirri serbët që t’u besojnë institucioneve të vendit e mos t’i lëshojnë ato, akuzoi Beogradin se urdhëroi daljen e serbëve lokal nga institucionet.

“Neve na duhet marrëveshje me Serbinë, që është ujdi finale, ligjërisht obliguese për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke si pjesë qendrore të saj”.

Kur u pyet për  Gjykatën Speciale me seli në Hagë, Kurti, kujtoi gjitha krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë, duke shtuar se do bëhen gjykime në mungesë dhe se pajtimi sipas tij s’mund të arrihet pa drejtësi.

Nga ana e saj Kallas, tha se ky vend i saj Estonia  është mbështetës i republikës së Kosovës në aspiratat e saj euro-atlantike.

Ajo përgëzoi Prishtinën zyrtare për rreshtim krah Bashkimit Evropian në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak luftës në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat