​Tahiri: Na duhet ligji i pagave dhe forcimi i qendrave rajonale

Aktuale

​Tahiri: Na duhet ligji i pagave dhe forcimi i qendrave rajonale

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 16:51
Besnik Tahiri

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se zgjidhja për problemet e sektorit të shëndetësisë, është ligji i pagave dhe rritja e buxhetit për QKUK-në dhe qendrat rajonale.

Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për gjendjen në sektorin e shëndetësisë ai ka thënë se mungesa e ministrit të Shëndetësisë është tregues i qartë që qeveria nuk e ka prioritet këtë sektor.

Tahiri: Qeveria nuk e ka prioritet sektorin e shëndetësisë 

“Kosova nuk ka ministër të shëndetësisë dhe nuk ka tregues më të qartë për secilin qytetar të Kosovës që ky sektor nuk është prioritet, po të ishte prioritet në ditët kur doktor Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje ishte zëvendësuar me një ministre apo ministër dhe do të vazhdonte një plan në këtë aspekt, pra mungesa e një ministri e tregon që ky sektor nuk është në prioritet por në fakt është kryesisht në retorikë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se qeveria nuk po i sjell në kuvend projektligjet për shëndetësi.

Tahiri: Sektori i shëndetësisë është në rrezik 

“Këtë sektor e kemi në rrezik, jo prej Serbisë por prej parlamentit dhe qeverisë, prej neve dhe prej qeverisë, e ki rrezikun me ta lëshu secili njëri që punon në sektor publik e ka rrezik, ta forcojmë QKUK-në, t’i forcojmë qendrat rajonale, a bën me ua dërgu do buxhet e pa mundësinë qysh me i forcu atë hallkë të shëndetësisë, dhe tek primarja lidhet shumë me komunat, te primarja e kemi një përgjigje, përgjigja është më e lehta, ligji i pagave, kjo është përgjigja”, tha Tahiri.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka shprehur shqetësimin e tij rreth projektligjit për çmimin e barnave i cili nuk është dërguar ende në Kuvend.

Avdyli: Ligji për çmimin e barnave është dashur të vijë në Kuvend

“Edhe unë si deputet e shpreh shqetësimin, edhe pse jam pjesë e mazhorancës, që akoma nuk ka ardhur ligji për çmimin e barnave, kjo është dashur të vinte, dhe duhet të vjen sa më shpejtë që është e mundur. Është e vërtetë që neve na është thënë që në vjeshtë do të vjen shpresojmë që shumë shpejtë do të vjen dhe nëse nuk vjen ne duhet ta përshpejtojmë këtë me mekanizmat që i kemi në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Avdyli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat