Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, e ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza, se po mban kontakte me Listën Serbe.
Thaçi ka thënë se Hamza ka mbajtur takim dyorësh me përfaqësues të këtij subjekti në një restorant në Milloshevë.
“Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe njëherit nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe përfaqësuesë të tjerë të kësaj partie kanë mbajtur takim dyorësh me përfaqsuesit e Listës Serbe në një nga restorantet e fshatit Milloshevë të Kastriotit”, shkroi ai në Facebook.
Sado që janë larguar nga institucionet e Kosovës, Thaçi ka aluduar se Lista Serbe “PDK-në nuk mundet pa e parë”.