Kompania e madhe gjermane kërkon punëtorë shqiptarë

Aktuale

Kompania e madhe gjermane kërkon punëtorë shqiptarë

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 21:02
“Deutsche Bahn Karriere”

Çdo vit, mijëra qytetarë largohen nga Kosova, për një apo arsye tjetër, kryesisht drejt vendeve si Gjermania apo Zvicra.

Kur bëhet fjalë për lëshimin e vizave të punës për qytetarët e Kosovës, Gjermania është destinacioni më i popullarizuar, kjo falë mundësive të punësimit.

Kompania gjermane si ajo e “Deutsche Bahn Karriere” së fundmi ka hapur thirrje për punësim si shofer autobusi në Gjermani.

Në shpalljen e hapur përmes faqes së tyre në Facebook, kjo kompani duket se ofron një sërë lehtësimesh si; ndihma për të gjetur strehim, mbështetje në procesin e vizave, kontratë punë të përhershme etj.

Trajketorja e emigrimit të kosovarëve për kushte me të mira mbetet shqetësim i madh në vend. Rreth 42 mijë kosovarë vlerësohet të kenë emigruar.

Ndonëse Kosova u qeveris nga shumë kryeministra, asnjëri nga ta nuk arriti të krijojë kushte të mjaftueshme që qytetarët të mos largohen nga vendi. Sepse, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për 9 vite nga Kosova janë larguar 252,904 njerëz.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat