Albin Kurti: Kosova shënon fitoren e radhës në arbitrazhin ndërkombëtar

Aktuale

Albin Kurti: Kosova shënon fitoren e radhës në arbitrazhin ndërkombëtar

Nga: N. Sh. Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 21:28
Albin Kurti

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Kosova ka shënuar fitore në arbitrazhin ndërkombëtar.

Kjo pasi, kompania IuteCredit kishte paditur shtetin e Kosovës në arbitrazh, por që Kosova fitoi atje.

Kryeminsitri përmes një postimi në Facebook, shkruan se, Paneli i arbitrave vërtetoi që institucionet tona nuk kanë shkelur ndonjë nga obligimet e parapara sipas Ligjit për Investime të Huaja, duke konfirmuar ligjshmërinë e tyre.

Postimi i plotë:

Republika e Kosoves shënon fitoren e radhës në arbitrazhin ndërkombëtar, duke vërtetuar ligjshmërinë e veprimeve institucionale ndaj investitorëve. Republika jonë ka krijuar ambient të përshtatshëm për investime të huaja dhe marrëdhënieve me investitorë i qaset me përkushtim e seriozitet të plotë.

Kompania mikrofinanciare IuteCredit kishte paditur shtetin e Kosovës në arbitrazh me pretendimin që revokimi i licencës nga Banka Qendrore e Kosovës ishte arbitrar dhe i paligjshëm, pretendime këto që u hodhen poshtë në tërësi nga Tribunali i Arbitrazhit.

Paneli i arbitrave vërtetoi që institucionet tona nuk kanë shkelur ndonjë nga obligimet e parapara sipas Ligjit për Investime të Huaja, duke konfirmuar ligjshmërinë e tyre.

Ministria e Drejtësisë, së bashku me Avokaturën Shtetërore, janë siguruar që Kosova të përfaqësohet dhe mbrohet denjësisht gjatë gjitha fazave të procedurës në arbitrazh, duke ia përkushtuar të gjitha resurset e nevojshme ekipit mbrojtës për ta bërë të mundur këtë rezultat.

Si pasojë e kësaj fitore, Ministria e Drejtësisë, i ka shpëtuar buxhetit të taksapaguesve mbi 30 milionë Euro.

Gjatë këtij mandati qeverisës, kjo është fitorja e dytë e Kosovës në arbitrazhin e investimeve, pas rastit Selmani në padinë ndaj shtetit me vlerë të pretenduar rreth 65 milionë Euro.

Falenderoj Ministrinë e Drejtësisë, Avokaturën Shtetërore në kuadër të Ministrisë si dhe ekipin përfaqësues të Squire Patton Boggs, për fitoren e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat