Dokument/ Jack Smith kishte kërkuar burgim të përjetshëm për Hashim Thaҫin: Mund të ikë dhe të kryejë krime të tjera

Aktuale

Dokument/ Jack Smith kishte kërkuar burgim të përjetshëm për Hashim Thaҫin: Mund të ikë dhe të kryejë krime të tjera

Nga: H.O. Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 21:37
Hashim Thaçi

Ish kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në Hagë, Jack Smith, rreth dy vite më parë i kishte dërguar një letër gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicola Guillou, ku thoshte se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.

Përmes letrës, Smith theksoi se Thaçi ka mundur të arratiset pasi aktakuza e pakonfirmuar ende nuk ishte bërë publike, ndaj Thaçi do ta shfrytëzonte këtë mundësi për të mos u arrestuar.

Ish kryeprokurori po ashtu në letër kishte pohuar se ish-presidenti i Kosovës mund të kishte kryer edhe krime të tjera.

“Përderisa janë publikuar të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme lidhur me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar, nxitja e z. Thaçi për të ikur, për të penguar procedurat dhe për të kryer krime të mëtejshme do të rritet në mënyrë drastike, akuza, të cilat mund të çojnë në burgim të përjetshëm”, thuhet në dokumentin që Jack Smith i kishte dërguar gjyqtarit të procedurës paraprake.

Image
Kërkesa e kryeprokurorit Jack Smith për lëshimin e urdhërarrestit ndaj Thaçit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat