​Një delegacion i ShBA-ve viziton Policinë e Kosovë

Aktuale

​Një delegacion i ShBA-ve viziton Policinë e Kosovë

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 21:50
Pamje nga takimi

Policinë e Kosovës e vizitoi sot një delegacion nga Departamenti i Mbrojtjes për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët ishin të shoqëruar nga përfaqësues të ICITAP-it dhe Ambasadës Amerikane.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovë, vizita e delegacionit nga SHBA-ja e kryesuar nga Sofia Elgarresta, filloi me një takim mikpritës nga u.d. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok në mes të Policisë së Kosovës dhe aleatëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Delegacioni nga SHBA-ja realizoi edhe disa vizita në disa njësi brenda PK-së, përfshirë Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat