E dhimbshme/ Vëllau përcjell vëllaun në gurbet: Jam mbetë krahëthyer

Aktuale

E dhimbshme/ Vëllau përcjell vëllaun në gurbet: Jam mbetë krahëthyer

Nga: H.O. Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 22:03
Foto e publikuar në Facebook

Ismet Balaj një qytetar i Kosovës ka publikuar foto teksa përcjellë vëllaun e tij Kushtrimin për në gurbet. Ai me disa fjalë emocionuese ka nxitur reagime nëpër mediat sociale.

Qytetari Balaj shkruan se përpara vëllaut të tij, ka përcjellë edhe shumë të tjerë, ndërsa tani ndihet si krahthyer dhe më i dobët.

Postimi i plotë:

I thyer, i rënduar, i lodhur, i mërzitur pas përshëndetjes që ja bëra vëllaut tim i cili sot mori rrugën e mërgimit.

M'ka ra shumë herë me bë këso përshëndetjesh të hidhura e dëshpëruese.

Para Kushtrimit e përcolla Ramën, Fejzën, Agimin, Pajtimin, Labinotin, e sot edhe Kushtrimin.!!

Jam mbetë krahthyer, kurrë më i dobët nuk jam ndi, kurrë më përtokë nuk e kam pa vetën.

Edhe shtëpinë e pashë sot më të dobët, edhe arat e fushat ku dikur i kemi punu mu duk që rënkonin.

Rruga e mbarë Kushtrim .

Ashtu qysh u nise ti i dëshpëruar për në dhe të huaj, njësoj të dëshpëruar e të copëtuar me lë mua në atdheun tënd dhe timin.! 💔😢

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat