Arifi: 122 mijë e 58 shqiptarë janë regjistruar në Luginën e Preshevës

Aktuale

Arifi: 122 mijë e 58 shqiptarë janë regjistruar në Luginën e Preshevës

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 22:30
Shqipërim Arifi

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi ka thënë se ka thënë se në mënyrë masive shqiptarët e Luginës u mobilizuan për t’iu përgjigjur pozitivisht regjistrimit.

Sipas tij, 122 mijë e 58 qytetarë shqiptarë janë regjistruar.

Ai ka falënderuar edhe ndërkombëtarët që kanë kontribuar në këtë proces.

“Në mënyrë masive, si asnjëherë më parë, qytetarët  shqiptarë të Luginës u mobilizuan për t’iu përgjigjur pozitivisht Regjistrimit. Gjithashtu, një falënderim i veçantë për miqtë tanë ndërkombëtarë që kontribuuan në këtë proces. 122.058 qytetarë të regjistruar”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat