“Me kërkesën e Thaçit dhe Veselit, kam marr detyrën ta këshilloj PDK-në”

Aktuale

“Me kërkesën e Thaçit dhe Veselit, kam marr detyrën ta këshilloj PDK-në”

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 22:33
Arsim Bajrami

Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka treguar se detyrën e kryekëshilldhënësit të PDK-së e ka marr pas kërkesës së ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

“Unë edhe formalisht e kam marr detyrën që ta këshilloj PDK-në, pra me kërkesën e z.Thaçi dhe z.Veseli, edhe pse kam bërë një shkëputje totale prej jetës aktive në PDK, por me kërkesë të dy miqve të mijë kam marr për detyrim të këshilloj kryetarin e PDK-së, kryesinë e partisë, grupin parlamentar dhe kabinetin e Qeverisjes së mirë”, u shprehë ai.

Akademiku i njohur, Bajrami ka theksuar se tani është momenti që dialogu mes Kosovës dhe Serbsië të përmbyllet dhe tëshfrytëzohet vëmendja e krijuar për shtetin kosovar.

“Nëse nuk e mbyllim dialogun brenda gjashtë deri nëdymbëdhjetë muaj e humbim një shansë historik që ta shfrytëzojmë këtë kontekst ndërkombëtar që është krijuar pas agresionit rus në Ukrainë, në kohën kur Bashkësia Ndërkombëtare dhe SHBA po fokusohen në Kosovë për ta preventuar një konflikt të mundshëm dhe kjo vëmendje tash ështëabsolute gati si në kohën e bombardimeve të NATO-s”, theksoi Bajrami

Tutje ai ka shtuar se tani i kemi të fokusuar të gjithë partnerët dhe qarkullimi i dokumenteve të ndryshme, na shtyen që ta shfrytëzojmë momentin dhe të i japim fund konfliktit.

“Kosova ka filluar të bëhet në top-temat prioritare edhe temat më të rëndësishme të Amerikës, kemi qenë shumë larg viteve tëkaluara ose në dy-tri prioritetet kryesore të Borrellit dhe të BE-së, dhe i kemi të fokusuar të gjithë partnerët dhe kemi disa dokumente që kanë dalë në opinion atëherë është momenti i përshtatshëm që ta shfrytëzojmë këtë vëmendje te Kosova dhe ti japim fund këtij konflikti”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat