Sa është numri i mjekëve që lëshuan vendin e punës dhe sa migruan nga Kosova?

Aktuale

Sa është numri i mjekëve që lëshuan vendin e punës dhe sa migruan nga Kosova?

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 09:17
Pleurat Sejdiu

Vetëm gjatë këtij viti nga SHSKUK-ja, kanë dhënë dorëheqje 191 mjekë, prej tyre 104 doktorë të mjekësisë së përgjithshme, 14 mjekë specialistë dhe 75 specializantë.

Këto të dhëna janë publikuar nga raporti i Odës së Mjekëve i cili u paraqit para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi. E nga vitit 2018 deri më sot në tërësi numri i mantelbardhëve që kanë lënë punën në sistemin e shëndetësi është 674.

Kryetari i Odës së mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka thënë se gjatë vitit 2021, kanë qenë 159 mjek, që kanë migruar jashtë vendit.

“Deri me ditën e sotme janë 188 mjek që kanë marr dokumentin për pastërtinë  etiko-profesionale, dokument ky që ju duhet për punësim dhe regjistrim në odat e shteteve përkatëse. Në vitin 2021 kanë qenë 159 mjek që kanë migruar”, është shprehur Sejdiu.

Sipas tij, arsyet e ikjes së mjekëve në nivel vendi, janë pagat dhe kushtet e punës.

“Sipas sondazhit të vazhdueshëm që bëjmë me mjekët që largohen, arsyet kryesore që i shtyjnë ata për migrim janë pagat, punësimi dhe kushtet e punës. Masat qe duhet marr janë pikërisht për sanimin e kushteve të punës, ligji i pagave dhe punësimi i mjekëve të rinj”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat