Ramabaja për Krasniqin dhe Abdixhikun: Shkuan në Amerikë të gjejnë bandilla, mjafton ta gëzojnë “natën e gjerdekut”

Aktuale

Ramabaja për Krasniqin dhe Abdixhikun: Shkuan në Amerikë të gjejnë bandilla, mjafton ta gëzojnë “natën e gjerdekut”

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 09:41
Sadri Ramabaja

Profesori Sadri Ramabaja, ka reaguar ndaj kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ramabaja ka krahasuar vizitën e Krasniqit dhe Abixhikut në Amerikë me “gara të bukurosheve në konkursin për mis”, duke nënkuptuar se ata vizituan Amerikën vetëm për të fituar pushtet në vend.

Ramabaja ka skandalizuar edhe më shumë duke thënë se Krasniqi e Abixhiku “mjafton që ta gëzojnë “natën e gjerdekut”” (gjerdeku* - Dhomë e shtruar për dhëndrin e nusen në natën e parë të martesës).

“Vizitën e pompuar të dyshes opozitare kosovare — Krasniqi & Abdixhiku në SHBA, sa edhe heshtjen ogurzezë të Tiranës zyrtare për gjendjen e krijuar në veriun e Kosovës dhe paralajmrimin e luftës, prandaj jam i prirë t’i shikoj disi në prizmën e garës së bukurosheve në konkursin për mis, e që objektiv kanë “grabitjen” e bandillit qoftë ai edhe bandit, mjafton që ato ta gëzojnë “natën e gjerdekut”, rspektivisht pushtetin për ca vite.”, ka shkruar ai.

"Kjo çoroditje e klasës politike shqiptare, respektivisht e një pjese të saj, po ndodhë meqë, duket se krerët e saj me kohë kanë marrë arratinë nga idealet fisnike të rilindasve tanë. Prandaj ata Shtetin nuk e shohin si konstrukt të qëllimit racional: një institucion që garanton mbrojtjen dhe interesat e qytetarëve, rrjedhimisht të Kombit, por vetëm si mundësi për ta gëuzuar pushtetin."

Shkrimi i plotë:

Opozita kosovare dhe gara e bukurosheve në konkursin për mis

Në këtë konglomerat interesash, i kombinuar me mundësinë e mënjanimit të Rusisë nga kjo hemisferë e interesave gjeopolitike perendimore (amerikane e europerendimore), Serbia e sheh veten tutje si lojtarë me peshë specifike. Ajo po taktizon për t’u rikthyer në fushbetejën e të mëdhenjëve për dominim si faktor që çon peshë për rajonin. Prandaj nuk përjashtohet mundësia fare që, në momentet e fundit, ajo të rreshtohet pro Perendimit, duke e rikthyer lavjerrësin e historisë tek fillet e Luftës së Lindjes (1875), me kushtin që të marrë garancione për zgjerim në perendim, që d.t.th për aneksimin e Republikës Serbska.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, më 25.07. 2022, sikur paralajmroi mundësinë e rreshtimit serb pro Perendimt. Ai në deklaratën që u citua nga shumë media, nuk hezitoi të përkujtojë presidentin serb se, “nuk ka alternativa të tjera”, shkruanin mediat serbe. [5]

Në përputhje me këtë gjakim të Perendimit, mentorët e Vuçiqit, duke qenë të vetëdijshëm se elita politike shqiptare, respektivisht tajkunët që mbajnë peng këtë klasë të papërgjegjshme, ka vite që kanë investuar që veriun e Kosovës ta shndërrojnë në mollë sherri, jo vetëm në raportet Kosovë-SHBA, por edhe në ato brendashqiptare.

Vizitën e pompuar të dyshes opozitare kosovare — Krasniqi & Abdixhiku në SHBA, sa edhe heshtjen ogurzezë të Tiranës zyrtare për gjendjen e krijuar në veriun e Kosovës dhe paralajmrimin e luftës, prandaj jam i prirë t’i shikoj disi në prizmën e garës së bukurosheve në konkursin për mis, e që objektiv kanë “grabitjen” e bandillit qoftë ai edhe bandit, mjafton që ato ta gëzojnë “natën e gjerdekut”, rspektivisht pushtetin për ca vite.

Kjo çoroditje e klasës politike shqiptare, respektivisht e një pjese të saj, po ndodhë meqë, duket se krerët e saj me kohë kanë marrë arratinë nga idealet fisnike të rilindasve tanë. Prandaj ata Shtetin nuk e shohin si konstrukt të qëllimit racional: një institucion që garanton mbrojtjen dhe interesat e qytetarëve, rrjedhimisht të Kombit, por vetëm si mundësi për ta gëuzuar pushtetin.

Gjeneratat që punuan në krijimin e Shtetit Shqiptar, por edhe ajo armatë idealistësh që ishte e angazhuar për gati dy dekada në projektin e krijimit të UÇK-së, udhëhiqeshin nga koncepti i racionalitetit të pastër, duke krijuar parakushte reale për dominim të racionalitetit politik në dobi të Lirisë. Ky koncept, tashmë ka ardhur koha, të rikthehet me fuqinë e tij, duke përjashtuar riciklimet e forcave të paparashikueshme të politikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat