Joseph takon Krasniqin e Abdixhikun: Kosova ka nevojë për liderë që gjithmonë do ecin me SHBA-të

Aktuale

Joseph takon Krasniqin e Abdixhikun: Kosova ka nevojë për liderë që gjithmonë do ecin me SHBA-të

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 11:13
Edward Joseph, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku

Dy liderët opozitarë, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku janë takuar ndaras me ekspertin e njohur dhe profesorin e shquar amerikan të universitetit “John Hopkins”, Edward Joseph.

Për takimin me dy kryeopozitarët kosovarë ka njoftuar vet Joseph me anë të një postimi në Twitter.

Aty, Joseph ka shkruar se Kosova ka nevojë për liderë që nuk bien në grackat e Beogradit dhe që do të ecin gjithmonë me SHBA-të.

“Kosova ka nevojë për liderë që nuk hyjnë në grackat e Beogradit dhe që do të ecin gjithmonë me SHBA-në”, ka shkruar Joseph.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat