Reagon eksperti për Politikat e Sigurisë: Deklarata e poltikanit Çanak prapagandë serbe, ja cili ishte qëllimi!

Aktuale

Reagon eksperti për Politikat e Sigurisë: Deklarata e poltikanit Çanak prapagandë serbe, ja cili ishte qëllimi!

Nga: N. Sh. Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 14:45
Nenad Çanak

Bahri Gashi, ekspert për Politikat e Sigurisë ka reaguar pas deklaratës të Nenad Çanakut, i cili tha sot se Albin Kurti është rekrutuar si pjesë e shërbimeve sekrete serbe.

Por, më vonë Çanak deklaroi përsëri dhe tha se kjo ishe sarkazmë e tij.

Politikani liberal nga Vojovodina, Nenad Çanak, ka thënë se deklaratat e tij në një emision në “Tv Happy”, se radikali serb Vojisllav Sheshel e kishte “rekrutuar” Albin Kurtin gjatë kohës sa ky i fundit kishte qenë në burg janë vetëm sarkazmë dhe asgjë më shumë.

“Ishte sarkazmë. Asgjë tjetër”, ka thënë shkurtimisht Çanak.

Për këtë eksperti Bahri Gashi thotë se, deklarata e Çanakut është propagandë serbe për të shpërqndruar vëmendjen në kohë kritike që po kalon Kosova.

Postimi i plotë:

Asgjë më shumë se SARKAZMË ÇUDITËSE !!!

Daklarata e liderit liberal Nenad Çanak se Kryeministri Albin Kruti ishte i rekrutuar si pjesë e shërbimeve sekrete serbe, s'është gjë tjetër veqse një propagandë dhe insinuatë e trashëguar serbe, që ka për qëllim shpërqëndrim të vëmendjes, në kohët kritike që po kalon Kosova.

SARKAZMË IRONIKE

100% FAKE NEWS!

100% INSINUATË!

100% E PAVËRTETË!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat