MAShTI do të jap 100 bursa për studentë të komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom

Aktuale

MAShTI do të jap 100 bursa për studentë të komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 17:41
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ministria që drejton ka hapur thirrjen për përfitimin e bursave për 100 studentë nga radhët e komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom, fillimisht kjo thirrje është destinuar për Fakultetin e Edukimit, mirëpo për arsye të numrit të ulët të aplikuesve, tashmë thirrja është për të gjitha drejtimet në të gjitha universitetet publike.

Nagavci ka shkruar në Facebook se Qeveria është e përkushtuar që përmes bursave dhe mekanizmave të tjerë të fuqizojë gjeneratat e reja të edukatorëve dhe mësimdhënësve nga radhët e komuniteteve.

“Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data 18.11.2022 deri më 02.12.2022, në ora 16:00. Shuma maksimale e bursës do të jetë deri në 1,000€ për studentët përfitues. Aplikimi bëhet përmes platformës E-Kosova”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat