Klinaku e quan “monstrum” ish-kryeprokurorin Smith

Aktuale

Klinaku e quan “monstrum” ish-kryeprokurorin Smith

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 18:03
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, ka reaguar pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Jack Smith.

Klinaku e quajti “monstrum” Smithin, dhe se sipas tij, asnjëherë ky i fundit s’ka punuar për drejtësi.

“Por sikur UNMIK-u dhe EULEX-i ka bërë padrejtësi duke mos hetuar krimet dhe masakrat e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë, e duke ndjekur UÇK-në si NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE”, shkroi Klinaku.

Ai, tutje tha se rrjedhja e materialeve konfidenciale nga Dhomat e Specializuara në Hagë dhe pengimi i hetimit se si kanë rrjedhur ato dokumente, siç tha ai, ka pasur dhe ka prapavijë politike.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës as nuk kanë vullnet por nuk kanë as guxim që të ndalojnë padrejtësitë që po bëhen në Pseudo Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë”, shkroi Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat